leoni

Kryeministri Kurti, në mbledhjen e Qeverisë foli lidhur me problemin e furnizimit me energji elektrike, në disa rajone të Kosovës

Kryeministri, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka folur  lidhur me problemin e furnizimit me energji elektrike në disa rajone të Kosovës. Kurti ka thënë se shqetësimet për gjendjen janë përcjellë tek operatorët KOSTT dhe KEDS dhe është kërkuar përkushtim në terren për të sanuar prishjet dhe që të ketë komunikim sa më të qartë dhe të shpesht me qytetarët.  “Këto shqetësime i kemi përcjellë tek operatorët e rrjetit, KOSTT Dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime. Përkushtim në terren për prishjet, komunikim të qartë dhe të shpeshtë me qytetarët dhe finalizim me urgjencë  të punimeve në nënstacionin e ri të Ferizajt që do të zgjidh problemin për këtë qytet dhe do të zgjidh problemin edhe për vende të tjera”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Kosova do të ndriçojë, mafia energjetike do të përballet me drejtësinë

Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe kandidat për deputet, ka kritikuar menaxhimin aktual …