leoni

Jepen çmimet për laureatët e sportit për vitin 2024

Të premtën në sallën e Kuvendit Komunal, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Rahovecit organizoi ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve, dekoratave dhe çmimeve për sportistët e komunës, duke nderuar arritjet dhe sukseset e tyre përgjatë vitit 2024.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm yjet rahovecian që arritën suksese në arenën vendore dhe ndërkombëtare, si në futboll dhe në sporte të tjera.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe klubeve sportive të komunës, të cilat gjatë vitit 2024 arritën rezultate të shkëlqyera. Për përkushtimin dhe sukseset e treguara, u ndanë mirënjohje jo vetëm për klubet, por edhe për trajnerët, që me punën dhe profesionalizmin e tyre kanë luajtur një rol kyç në arritjet e sportistëve tanë.

Komisioni komunal për shqyrtimin e nominimeve shpalli fituesit:

SPORTISTI I VITIT 2024: ALBAN HAZIRI, hendbollist i KH “Rahoveci”.

Po ashtu, me mirënjohje u nderuan bizneset që kanë mbështetur financiarisht dhe moralisht sportistët dhe klubet sportive, duke kontribuuar në zhvillimin e sportit në komunën tonë.

Ky është vetëm fillimi i një angazhimi të përbashkët për të avancuar sportin në Rahovec. Përkrahja për sportistët, trajnerët, klubet dhe gjithë ata që japin kontribut për zhvillimin e sportit do të vazhdojë me përkushtim edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 prill organizohet takim publik me qytetarë të komunës së Ferizajt

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik e Komunës së Ferizajt me anë të një postimi në faqen …