Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, gjatë një prononcimi për medie, ku fliste për problemet aktuale me rrymën dhe terrin që e kapluar vendin, dha një deklaratë naive, skandaloze pas një takimit që kishte mbajtur me ministren Artane Rizvanolli. Ai tha se sistemi elektroenergjetik po përballet me ngarkesë të jashtëzakonshme sepse jemi rritur shumë ekonomikisht, duke lënë të kuptohet se nëse rritemi më shumë nuk do të kemi fare rrymë. Kjo deklaratë naive, prepotente, anakronike, pse jo edhe çoroditëse, ka ngjallur reagime të shumta, sidomos në rajonet ku ka deri në shtatë orë reduktime në ditë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Çka nëse me instruksione ndalet furnizimi me energji në regjione të caktuara, ndërsa regjione të caktuara mbrohen nga reduktimet?
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj reduktimeve të energjisë elektrike …