Profesori dhe analisti amerikan, ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Amerikës, Charles Kapçan, deklaroi se presidenti amerikan, Donald Trump, do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se emërimi i Richard Grenellit si i dërguar për misione të veçanta tregon për prioritetin që administrata e ardhshme e Trump-it i kushton kësaj çështjeje. Trump do të vazhdojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ai dëshiron të tregojë aftësinë për të bërë marrëveshje që sjellin stabilitet dhe siguri. Kupchan komentoi idenë e një shkëmbimi të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se kjo ide mbetet një opsion potencial në tavolinën e negociatave, pavarësisht kundërshtimeve të mëparshme. Charles Kapçan kritikoi veprimet e qeverisë Kurti në veri të vendit tonë dhe parashikoi një qasje më konstruktive nga Kosova pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kontrolloni gjithashtu
Ferat Shala: S’ka asnjë investitor të huaj serioz brenda këtij mandati
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala thënë se qeveria aktuale brenda …