Krerët komunal uruan për fundvit Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z. Sami Cacaj vizituan për festat e fundvitit Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Deçan, ku shfrytëzuan rastin të falënderojnë, kryetarin e Veteranëve të UÇK-së, Gjeneralin, Abdyl Mushkolaj dhe bashkëpunëtorët e tij, për kujdesin ndaj kategorisë më të vlefshme të shoqërisë tonë.

Urojm që në vitin që po hyjmë, të kemi mbarësi dhe bashkëpunim të vazhdueshëm si gjithmonë, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit ka shpallur listën e përfituesve të subvencioneve në Rini dhe Sport

Komisioni vlerësues i Komunës së Rahovecit në mbështetje të nenit 24 të Ligjit për Vetëqeverisjen …