Kryetari Latifi merr pjesë në shpalosjen e pllakës në ndërtimin e odës në fshatin Gexhë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka marr pjesë në shpalosjen e pllakës në ndërtimin e odës në fshatin Gexhë. Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:

Mbrëmë pata nderin të marr pjesë në shpalosjen e pllakës që nderon kontributin e të ndjerit Sefer Himaj në ndërtimin e odës së fshatit Gexhë. Në këtë ceremoni dhashë mirënjohje post-mortem për Sefer Himajn, për kontributin e tij të çmuar, duke lënë pas një trashëgimi që nderon traditën dhe identitetin tonë të pasur.

Gjithashtu, shpreha falënderimet e mia për djemtë e tij, Ardianin, Albanin dhe Qëndrimin, për ruajtjen e kësaj trashëgimie dhe për përkushtimin e tyre ndaj vlerave tona.

Falënderoj banorët e Gexhës për pritjen e ngrohtë dhe bujarinë, që e bënë këtë ngjarje edhe më të veçantë!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë me 5 projekte me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një dokument me Fondin e …