leoni

Kryeqyteti me Fondacionin “Human Bridge” dhe shoqatën “Liria” nga Suedia në mbështetje për personat me aftësi të kufizuara

Komuna e Prishtinës ka mbështetur arritjen e furnizimit të fundit me ndihma që do të shpërndahen për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, spitalet rajonale, Qendrat Kryesore të Mjekësive Familjare dhe Organizatën HANDIKOS në të gjithë Kosovën.

Në bashkëpunim me Fondacionin “Human Bridge” dhe shoqatën “Liria” nga Suedia, 41 kamionë me ndihma kanë mbërritur në Kosovë, duke kontribuar në përmirësimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdesin shëndetësor.

Mirënjohje për këtë mbështetje të jashtëzakonshme që e ndjejmë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve tanë, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë me 5 projekte me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një dokument me Fondin e …