Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se po e mbron krimin dhe korrupsionin. Ai ka shtuar më tutje se mosparaqitja e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale është dëshmi se kryeministri nuk është në anën e ligjit por në anën e të akuzuarve për korrupsion dhe vjedhje. “Lufta kundër korrupsionit ose hajnisë nuk është e lehtë ka qenë e vështirë gjithmonë ka pasur shqetësime për korrupsion edhe në të kaluarën në të gjitha qeveritë edhe në qeverisjen time. Mirëpo çdoherë zyrtarët shtetëror udhëheqësit e shtetit kanë qenë me ligjin dhe në anën e prokurorëve. Është hera e parë në historinë e Kosovës, që kryeministri nuk është me ligjin e as me prokurorinë por është me hajninë, me të akuzuarit për hajni edhe kjo sjellja e tij e mos shkuarjes në intervistim është inkurajim për korrupsionin për krimin e hajninë, është veprim i gabuar dhe i dëmshëm për shtetin ligjor edhe na dëmton shumë planin ndërkombëtarë sepse vlerësimi për shtetin ligjor të Kosovës dobësohet kur kryeministri nuk e respekton ftesën e prokurorit”, ka thekuar mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
FSK-ja ka shënuar suksese në vitin 2024, duke vazhduar me forcimin e kapaciteteve të saj dhe angazhimet ndërkombëtare
Forca e Sigurisë së Kosovës, ka pasur një vit të suksesshëm dhe të sfiduar në …