Kryetari i Amerikës, Barack Obama, ka drejtuar të ashpra kundër kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke nënvizuar se ai është i papërshtatshëm për këtë post, si dhe ka ngritur pikëpyetje nëse partia e tij e mbështet ende kandidimin e miliarderit njujorkez. “Ka ardhur momenti, në të cilin kushdo mund dhe duhet të thotë: Mjaft!”, u shpreh Obama. Kandidati republikan Trump është kritikuar ashpër për sulmin ndaj prindërve të një ushtari amerikan të ndjerë, prindër që folën hapur kundër tij.Trump është dënuar gjithashtu edhe për mbështetjen që i ka dhënë aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë. Obama, gjatë një konference të dhënë nga Shtëpia e Bardhë, tha se vërtet ka pasur dallime në politikat e ndjekura prej tij krahasuar me presidentët e kaluar republikanë apo kandidatët e tyre, por shtoi se kurrë nuk ka menduar se ata nuk do ta bënin më së miri detyrën e kryetarit të Amerikës. “Kandidati republikan është i papërshtatshëm për të shërbyer si president dhe më e forta është se ai vijon ta provojë këtë gjë. Fakti që ai mund të sulmojë një familje ‘Gold Star’, e cila ka bërë sakrifica të jashtëzakonshme, nënkupton që Trump mjerisht është i papërgatitur për ta kryer këtë detyrë”.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …