Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka shkruar se me qeverisjen e Kosovës nga PDK-ja, do të ketë më shumë vende pune dhe të ardhura me të larta për qytetarët. Ai ka shkruar se në Kosovë do të ketë paga dhe pensione më të larta, mundësi më shumë për punë dhe ekonomi më të zhvilluar e më të drejtë për të gjithë qytetarët. “Paga dhe pensione më të larta, mundësi më shumë për punë dhe ekonomi më të zhvilluar e më të drejtë për të gjithë qytetarët.
50% rritje të pagave në sektorin publik.
70% rritje të pensionit bazik.
50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.
Pagat nën 400 euro nuk do të tatohen.
Rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës.
Kosova mundet ma mirë! ”, ka shkruar në mes tjerash kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj: Vetëm PDK-ja mund ta rikthejë besimin e aleatëve, me një marrëveshje strategjike të sigurisë me Amerikën
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, theksoi se PDK-ja, është alternativa e vetme për të garantuar …