Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se kryeministrit, Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalles, duhet të ju vinte turp për degradimin e Kosovës. “ Sot në Konferencën e Ambasadorëve, kryeministri dhe zëvendësja e tij duhet të ndjenin turp për rrëmujën e degradimin e krijuar në shërbimin diplomatik dhe në ministri. Duhej t’i vinte keq kur shihnin në sy profesionistët që, për katër vite me radhë, i trajtuan në mënyrën më të keqe të mundshme. Fillaun duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument për migracion dhe diasporë. Vazhduan duke shuar synimet dhe aspiratat e atyre që përkushtohen ndaj këtij profesioni fisnik. Dhe tani po e përfundojnë duke kërkuar që këta profesionist të shndërrohen në mjet opër fushatat zgjedhore. Konfernecë? Për kë?, ka shkruar Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Bislimi.
Kontrolloni gjithashtu
Presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska, nuk nënshkroi Dekretin lidhur me përdorimin e licencave dygjuhëshe në çerdhet e vendit
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk ka nënshkruar Dekretin që parashikon përdorimin e …