Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar lart rolin dhe rëndësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e Kosovës. Gjatë pritjes së organizuar për veteranët, ai theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlerësuar dhe ende vazhdon të vlerësohet si guerile më e suksesshme që arriti me fituar lirinë dhe me krijuar shtetin e pavarësinë. “UÇK-ja është vlerësuar dhe ende vazhdon të vlerësohet si guerile më e suksesshme që arriti me fituar lirinë dhe me krijuar shtetin e pavarësinë. Statusi ynë nuk është në rregull por ka djem Kosova dhe do të ketë do të vijë dita që statuti i kategorisë sonë do të rregullohet ashtu siç i takon më shumë se sa të tjerët mendojnë që të drejtat kanë me i gëzuar me ligj. Vit i vështirë po e mbyllin kemi mbyllur shumë sfida, po ashtu edhe për ata që po kalojnë në procese gjyqësore janë luftërat e lirisë dhe besojmë në pafajësinë e tyre”, ka theksuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Nesër më 4 janar, Radio-Kosova e Lirë shënon 26-vjetorin e fillimit të transmetimit të programit
Nesër më 4 janar, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë me një pritje …