Në intervistën për gazetën “Shqiptare” në mars 2012 kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, interpreton mendimin: “Fjala nacionalizëm tek ne nuk ka kuptimin e ekstremizmit, por është sinonimi i shqiptarizmit të kulluar…Zgjidhja e çështjes çame dhe bashkimi kombëtar, janë dy fillime ende të paarritura!..” (Gazeta Dielli, mars 2012).
Krahinat shqiptare të Tesprotisë (Çamërisë) pretendime të padrejta të Greqisë
Konferenca e Londrës, (korrik 1913) bëri padrejtësi historike, duke e ndarë kombin shqiptar në interes të shovenistëve të Ballkanit. Territori i Çamërisë shqiptare bashkë me fshatra i aneksohet Greqisë. Rilindësi i madh Sami Frashëri shkruan etnogjenezën e Çamërisë në veprën e tij “Fjalori i Përgjithshëm i Historisë dhe i Gjeografisë” botuar në Kostandinapojë në 1889 dhe Vepra 2 e Sami Frashërit botuar nga Akademia e Shkencave në 1988. Të dhënat gjeografike dhe historike shkruar në veprën e lartpermendur: Tesprotia “Çamëria”, Adionati “Paramithi”, Janina, Konica, Margëlliçi, Parga, Preveza, Suli, janë ndër qytetet kryesore shqiptare të Çamërisë. “Çamëria është një nga krahinat që përbënin Epirin e Lashtë. Krahina zgjatej nga Ambrakia, pjesa jugore e bregdetit Jon, domethënë gjiri i Nartës, deri në lumin Thiamis, domethënë Kalama.
Tesprotia është emri i vjetër i pjesës jugore të Shqipërisë të quajtur Çamëri. Kufizohet nga Veriu me Mollosinë (Sanxhaku i Janinës) dhe me krahinën e Kaunisë, që përbëhet nga Sanxhaku i Gjirokastrës, Labëria. Nga Jugu me Ambrakinë, domethënë me gjirin e Nartës, nga perëndimi me detin Jon. Kjo krahinë laget nga lumejtë Akeron dhe Kogjin. Lumi Hadaros (Loros) e ndante këtë krahinë nga Mollosia. Ndër 80 qytetet si Pandosja, Kasapa, Allaka, Haradra, Himran, Efina, Vruka, etj, janë qytete që Kryekomandanti Romak Pal Emili rrafshoi në Epri. Flitet se tempulli i Dodonës ndodhet në këtë krahinë. Romakët themeluan qytetin Nikopolis, një orë larg në veri të Prevezës.” (Sami Frashëri, 1889; Gazeta Dielli, “Sami Frashëri mbi Çamërinë dhe të vërtetat e pamohueshme,” shkurt 2011 – Hyqmet Zane).
Sami Frashëri duke u bazuar në të dhënat arkeologjike, historike, gjuhësore, etj, argumentoi: “Tesprotianët ishin pellazgë me një gjuhë me popullin e Kaonisë dhe të Mollosisë. Qeveriseshin nga krerët e tyre në formën e një republike.” Kjo tregon se Tesprotianët ishin pellazg, njëlloj si Ilirët. Kaonia dhe Mollosia ishin krahina Ilire. Historikisht dihet se Piro, sundimtari i Mollosëve pushtoi këto krahina (Kaosia dhe Mollosia) të cilët iu aneksuan shtetit Maqedonas, sundimit romak, bizantin dhe më pas u pushtuan nga turqin Osman nga Memeti i II dhe Bajaziti i II.
Samiu vazhdon: “Ajdonati (Paramithi) ishte kaza qendër, pjesa juglindore e Shqipërisë, që varej nga sanxhaku i Janinës, 40 km në jug perëndim të saj dhe 18 km në anën e majt të lumit Vallo, në lindje të limanit Myrtos.” Sipas regjistrimeve të kohës Samiu argumenton se ky qytet Ajdonati kishte 2500 banorë mysliman shqiptarë, me kështjellën Ajos – Dhonatos dhe me emrin “Ajdonat” në gjuhën zyrtare. Sipas zbulimeve arkeologjike në qendër të qytetit gjenden rrënojat e qytetit të vjetër Uria, ku me çdo 10 shtator bëhet panairi i madh që zgjaste 5 ditë. Qyteza Ajdonati bashkë me krahinën Kazanë kanë 64 fshatëra: 40 në veri, 24 në jug. Në juglindje ndodhet Suli, ku siç e dinë të gjithë trimat e Sulit luftuan kundër Ali Pashë Tepelenës për të qenë të lirë. Qyteza bashkë me Kazanë kishin 16,000 banorë, shumica shqiptarë, me 22 xhami e mesxhide, një shkollë plotore, një medrese, katër shkolla fillore kuranike, tre punishte për regje lëkure, 13 ura, etj. (Sami Frashëri, 1889). “Janina është qyteti në qendër të Vilajetit me të njëjtin emër. Ndodhet në jug të vilajetit të Shkodrës, 700 km në jugperëndim të Stambollit dhe 210 km në jugperëndim të Selanikut. Bonohej nga 35,000 banorë. Kishte 30 xhami, 6 kisha, 2 sinagoge, 3 teqe, disa medrese, një biblotekë, një gjimnaz, një shkollë fillore, disa shkolla kuranike (mejtepe) dhe gjimnazin e famshëm me emrin ‘Zosimeja’”. Me këtë gjimnaz kombi shqiptar krenohet si bazë e mësidhënies shqipe, pregaditjen e kuadrove për Rilindasit dhe bazë e patriotizmit. “Njëkohësisht kishte një shkollë fillore për vajza, vetëm një për grekët, një shkollë plotore për vllehët dhe azil grek, spital, etj.” (Sami Frashëri, 1889).
Ali Pashë Tepelena e zgjeroi sundimin e tij dhe Janinën e vendosi kryeqytet të krahinave që kishte nën zotërim. Ai themeloi edhe një kështjellë për mbrojtje që futet brenda në liqen, zhvilloi shumë punishte, tregëtinë, arsimin dhe vendosi rregullin. Dihet historikisht se Janina bazuar në dokumente historike, u themelua nga princi vendas Jani. Në vitin 1431 u pushtua nga Sulltan Murati II. “Nga Janina ka dy nahije, zagor dhe korandos me 233 fshatëra, me 87,507 banorë. Fshatërat më shumë banoheshin nga grekë dhe vllehë. Sanxhaku i Janinës është sanxhaku qëndror i Vilajetit me kufizime në juglindje në kufir me Greqinë, në verilindje me vilajetin e Manastirit, në veriperëndim me sanxhakun e Gjirokastrës, nga perëndimi me detin Jon dhe nga Jugu me sanxhakun e Prevezës. Përbëhet me 6 kaza, 2 nahije, me 439 fshatëra, me 166,691 banorë.
Sanxhaku, kazatë, nahijet, fshatrat:
Janinë Zagore, 233,
Korandos, 49
Leskovik, 34
Janinë Konicë, 3
Meçovë, 62
Ajdonat – Filat, 68” (Sami Frashëri, 1889).
Të krishterët shqiptar që banonin në këto krahina lartpërmendura ishin krenarë për gjuhën e tyre dhe nuk pranonin t’i bashkangjitesin kombësisë greke, politikë përçarëse të cilën ka mbajtur gjithmonë Greqia ndaj krahinave shqiptare të Jugut.Konica ishte qendër kazaje, 45 km në veri të Janinës, në anën e lumit Vjosë me 5,500 banorë. Konica kufizohet nga jugu me Janinën, nga perëndimi me sanxhakun e Gjirokastrës, nga veriu me Leskovikun dhe në lindje me vilajetin e Manastirit, me popullsi shqiptare prej 35,00 banorësh, me fusha pjellore, një lligjë, dhe prodhime blektorale,” (Sami Frashëri, 1889).
Ky qytet ishte plot fusha e bagëti dhe padrejtësisht iu aneksua Greqisë. Konica sot nuk ka asnjë shkollë shqipe dhe ndalohet me ligj të folurit në gjuhën shqipe. Edhe shtëpia e Konicës ishte e rrënuar.
“Margëlliçi, qendër kazaje e sanxhakut të Prevezës, vilajetit të Janinës, 50 km në veriperëndim të Prevezës, me 3,000 banorë shqiptarë. Kazaja e Margëlliçit me nahijen e Pargës e të Fanarit, ka 71 fshatëra, me 25,000 banorë. Këtu ka një popullsi trime shqiptare që gjithmonë kanë luftuar kundër pushtuesve grek dhe turq. Ka toka pjellore dhe skela të vogëla,” (Sami Frashëri, 1889).
“Parga është qyteza në kazanë e Margëlliçit, të sanxhakut të Prevezës, të vilajetit të Janinës. Ndodhet 45 km në veriperëndim të Prevezës dhe 55 km në jugperëndim të Janinës. Ka 5,000 banorë, një kështjellë, kopshte me agrume, banjo deti, skela,” (Sami Frashëri, 1889). Duke qenë vend strategjik dhe prodhimtar, pushtuesit anglez e futën këtë qytezë nën sundimin e tyre në shekullin e 19të. Ali Pasha për qëllimet e veta strategjike ia bleu anglezëve, dhe pas vdekjes së tij u ble nga Ministri i Financave i Turqisë, Rifat Pasha.
“Preveza ndodhet në skajin jugor të Shqipërisë, që mbyll anën perëndimore të gjirit të Artës. Gjendet në vilajetin e Janinës, në krahinën e Çamërisë, 92 km në jugperëndim të Janinës, me 8000 banorë,” (Sami Frashëri, 1889).
Ali Pashë Tepelena për arsye strategjike i dha një zhvillim të veçantë qytetit të Prevezës me agrume dhe ullishte: ndërtoi 4 kala, 2 xhami, teqe, tyrbe, shkolla fillore plotore, 2 shkolla greke, fabrikë sapuni, punishte pëlhure. Ndërtoi limanin e madh që bënte tregëti me Korfuzin dhe Triesten. Historikisht Preveza është themeluar nga Pirrua i Epirit, të cilën me 1789 Ali Pashë Tepelana ua mori me luftë francezëve se e kishin bazë strategjike në Mesdhe.
“Preveza kufizohet nga veriu, sanxhaku i Janinës, lindje kufiri grek, jugu gjiri i Nartës në grykën e Prevezës, perëndimi deti Jon. Lumi i Nartës ndan kufirin me Greqinë. Ka dhe dy lumenj të tjerë: Lorosi dhe Ferari. Banohej nga 55,000 banorë shqiptarë, ku jetonin në 179 fshatëra. Kishte 48 xhami, 2 medrese, 3 shkolla fillore, kisha e manastire, 450 dyqane, 50 mullinjë, agrume, ullinj, bagëti.
Sanxhaku ka tre kaza, 2 nahije fshatra.
Preveza, 38
Loros Xhemernik, 68
Margëlliç, Pargë, 73
Preveza ka 38 fshatëra me 13,000 banorë shqiptarë. Suli, qytezë, 45 km në jugperëndim të Janinës, trima atdhetarë dhe me armë, (Sami Frashëri, 1889). li Pashë Tepelena nuk i nënshtroi dot trimat e Sulit me 1790. Ndërsa në 1800-1803 Ali Pasha dërgoi forca të shumëta, por suliotët trima nuk i ranë në dorë. Për të mos iu dorëzuar gjallë Ali Pashës pranuan të hidhen nga mali lart kapur dorë më dorë.
Ali Pashë Tepelana, nuk diti të bëj për vete bashkëkombasit e tij suliotët që t’i kishte për vete për interesat ekonomike dhe veçanërisht luftëtarë kundër pushtuesve turq. Por me sjellen e tij mizore ai fitoi urrejtjen e tyre. Robi të gjallë fshatarët në Hormovë. Ali Pasha e shkatërroi nga themeli qytezën e Sulit, më vonë bleu Pargën. Megjithatë suliotët nuk u dorëzuan, o ikën jashtë, ose u vranë. li Pasha Tepelena nuk arriti të kordinojë veprimet me Bushatllijt e Shkodrës kundër Turqisë. Ali Pasha arriti të pushtojë gjysmën e Greqisë siç thekson edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare. Edhe Viktor Hugo e krahason Ali Pashën si luan përballë luanit të Francës, Bonopartit. Megjithatë, Ali Pasha mbetet një figurë e madhe historike sepse mbi 30 vjet mbajti të gjallë në zemër lirinë e Shqiptarëve kundër pushtuesve osma. Forcat kryesore të ushtrisë së tij ishin shqiptarët trima dhe besnik të Çamërisë.
Shqiptarët dhe grekët jetojnë në paqë ndër shekuj
Populli shqiptar mban në zemër konsideratat më të larta për popullin grek, heroik, liridashës dhe demokratik. Në momente kulmore historike populli shqiptar i është gjetur pranë popullit grek: me 1821 me forcat e shqiptarëve dhe shqiptarëve të Çamërisë në radhë të parë, dhe të Sulit, Greqia fitoi pavarësinë nga Turqia. 3 milion shqiptarë arvanitas jetojnë sot në Greqi që nga shekulli 14, në krahinat e Atikës, Athinë, etj, duke dhënë një kontribut shumë të madh për zhvillimin e ekonomisë, arstim-kulturës, etj. Në luftën e Dytë Botërore dy popujt shqiptarë dhe grekë luftuan në një front të përbashkët kundër pushtuesve gjerman dhe Italian. Dy batalionet shqiptare të udhëhequra nga komandati trim Spiro Moisiu në pranverën e vitit 1941 u bashkua me forcat greke kundër pushtuesve Italian. Shqiptarët e Çamërisë u bashkuan me forcat çlirimtare greke kundër pushtuesve gjerman. Nuk është e vërtetë argumenti grek se shqiptarët e Çamërisë u bashkuan me gjermanët. Ky është shkaku që edhe sot qeveria greke mban në fuqi ligjin e luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Në kohën e tranzicionit demokratik në Shqipëri në vitet 90-të e pas kaluan në Greqi mbi 800,000 shqiptarë, ku 250,000 jetojnë në Athinë. Sipas statistikave të popullisë të Greqisë sot 10 % e popullsisë greke përbëhet nga shqiptarë. Këto qindra mijë shqiptarë japing një kontribut të jashtëzakonshëm në Greqi duke stimuluar ekonominë në disa përqindje. Shqiptarët në Greqi nga populli grek kanë fituar simpatinë e vendase si njerëz të ndershëm, punëtorë, etj.
Por sot, fatkeqësisht në Greqi po ringjallen element dhe segmente ekstremiste nacionaliste, që gjejnë mbështetje edhe në disa qarqe qeveritare edhe fetare, me Kryepeshkopin Janullatos në krye, por jo nga populli grek.
Ekstremizmi i partistë naziste Agimi i Artë ndaj shqiptarëve është vepër kundër frymës së bashkëpunimit dhe miqësisë shqiptaro-greke. Kryetar i Agimit të Artë, Nikolaos Michaloliakos ka deklaruar se shqiptarët duhen vrarë dhe duhen përzënë nga Greqia dhe të minohet kufiri i Greqisë me Shqipërinë. Vetë populli grek, qeveria greke, dhe qarqe politike progesiste i kanë dënuar aktet kriminale ndaj shqiptarëve të nazistëve grek të Agimit të Artë. Kjo parti naziste ka kryer edhe akte terroriste edhe ndaj nacionaliteteve të tjera, për të cilat janë dënuar. isa qarqe shoveniste greke edhe sot vazhdojnë të pretendojnë Vorio Epirin shqiptar për tokë greke: Korça, Gjirokastra, Delvina, Himara, Saranda, etj. Ato pretendojnë se në Shqipëri jetojnë 800,000 grekë, ku sipas censusit të regjistrimit viti 2011 në krahinën jugore të Shqipërisë jetojnë vetëm 0.87 % e minoriteti grek. Ndryshe nga minoritarët grekë që gëzojnë të gjitha të drejtat e plota bazuar në kushtetutën e në Republikën e Shqipërisë, shqiptarët e Çamërisë ku sot jetojnë 100,000 shqiptarë ortodoks bashkë me emigrantët shqiptarë, ndodhen dhe punojnë në mënyrë të pabarabartë dhe diskrimin. Në librin e shkrimtarit Viron Kona për qëndrimin e tij si emigrant në Greqi ai tregon vështirësitë për punë dhe jetesë në vitet 1980të. Që të merrje një pjesë të pagës ditore duhet të shkarkonte nga maunet 1,450 arka me 30 kg secila. Ai dhe shokët tij flenin në barake ndër pyje, mblidheshin në mëngjes nëpër tregjet e punës si dikur tregu i skllevërve në Athinë në kohën e Greqisë të vjetër ku sundonte rendi skllavopronar. Po kishte edhe nga nënat zemërmira greke, tregon Vironi, që kur i shihnin shqiptarët të rraskapitur, duke kujtuar bijtë e tyre emigrantë në Gjermani, u jepnin këtyre djemëve ushqime dhe veshje në mëngjes. inistri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos bëri deklaratë të papërgjeshme sa të kërkojë duke thënë: “të ndryshohet historia e Shqipërisë sepse ka tendenca nacionaliste…!” (gazeta Shqip, 10.2.2012). Ministri grek kërkon të ndryshojë historinë shqiptare shekullore. Krahas Agimit të Artë është edhe Kisha Ortodokse greke e cila vazhdon me veprimtarinë e përçarjes dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve.
Besimet fetare në Shqipëri janë në unitet të plotë me gëzojnë të gjithë të drejtat përpara ligjit, sepse Shqipëria është vendi më tolerant në botë përsa i përket besimeve fetare. Ashtu si myslimanët dhe katolikët dhe ortodoksët e Shqipërisë gëzojnë të drejta të barabarta të konfirmuara me ligj bazuar në Kushtetutën e Republikës të Shqipërisë. Të tri besimet fetare në Shqipëri gëzojnë identitet të pavaruar në veprimtarinë e tyre duke fituar edhe respektin e popullit. Është e padrejtë që kishat ortodokse në Shqipërinë e Jugut nuk kanë kryepeshkop shqiptar, dhe mesha bëhet në gjuhën greke, duke hedhur poshtë amanetin e madh të Fan Nolit që “kishat shqiptare duhet të shërbejnë në gjuhën shqipe”. Populli shqiptar dhe shqiptarët e besimit ortodoks nuk pajtohen me veprimet përçarëse të kryepeshkopit grek në Shqipëri Janullatos, i cili me shembullin e tij deklaron se në Shqipëri jetojnë mbi 800,000 shqiptarë ortodoks, kur dihet se mbi 70% e popullsisë është myslimane, afro 10-15% katolike, plus bektashi, etj. Shteti shqiptar, përndryshe si Greqia ku shteti dhe feja janë një, jo vetëm që nuk ndërhyn në punën e brendshme të secilës fe, por i përkrah, i stimulon materialisht sepse vepra dhe vlerat fetare janë të larta për popullin tonë.
Ç’tregojnë faktet për emigrantët shqiptarë në Greqi dhe shqiptarët e Çamërisë
Bazuar në fakte historike janë të paharruara krimet e gjakatarit gjeneralit grek Zerva mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë që i dënuar e tërë bota. Në masakrën e Panaritit me 10 korrik 1914, u përzunë me forcë nga Çamëria 100,000 shqiptarë, që arritën në ullishtat e Vlorës, pasi grekët kishin egzekutuar në Panarit 350 gra dhe fëmijë dhe pleq. Me 27 qershor 1944 u shpërngulën me force nga Çamëria 20,000 shqiptarë, duke vrarë në trojet e veta në Çamëri dhe në kalimin e kufirit afro 6,000 shqiptarë të pafajshëm, përfshi, gra, fëmijë dhe pleq.
Nga vitit 1990 e në vazhdim janë vrarë mbi 400 shqiptarë duke kaluar kufirin për në Greqi. Janë rrahur dhe ofenduar shqiptarë të pafajshëm nga policia greke. Gazeta Standart 96.3.2012) shkruan: 800 shqiptarë janë detyruar të ndërrojnë emrat, fenë, të ndryshojnë toponimet, prejardhjen si kusht për të qendruar dhe punuar në Greqi.
Emigrantët shqiptarë në Greqi edhe sot u mohohet zyrtarisht shkolla e gjuhës shqipe. Ndryshe në Shqipëri, ku është ngritur një sistem arsimor shtetëror dhe universitet për minoritetet greke. Këto veprime janë në kundërshtim me konventat ndërkombëtare për minoritetet. Sidomos për Greqinë e cila është anëtare e Bashkimit Europian, nuk duhet t’i lejojë këto abuzime ndaj minoriteteve dhe emigracinit shqiptar.
Po ashtu shqiptarët e Çamërisë që janë sot 300,000+ në Shqipëri nuk lejohen nga Greqia të shkojnë në varret e vendëlindjes dhe nuk i japin të drejtën e pronësisë të pronave të tyre shekullore, një e drejtë themelore, në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare të njeriut. Shqiptarët ortodoks në Çamëri nuk i lohen të hapin shkolla shqipe. Gazetarët shqiptarë nuk lejohen të shkojnë në Çamëri, për të bërë reportazhe.
Në vitin 2009 në vende të ndryshme të jugut të Shqipërisë si Boboshticë të Korçës, Bularat të Gjirokastrës, Kosinë, Bularat, etj qeveria greke bëri zhvarrimin e varreve me pretendimin se ishin varret e ushtarëve grek të rënë gjatë luftës me Italinë të rënë në territorin shqiptar nga dhjetori 1940 deri në prill 1941. Sipas deklarimit real të të parëve të këtyre kranihave ato ishin varret e gjyshërve të tyre dhe se historikisht në këto krahina nuk kishin ardhë ushtarë grek për të luftuar. Ky skandal anti-humanist i përdhosjes të varreve të shqiptarëve të Boboshticës rriti tensionet ndëretnike duke ngritur edhe një monument në ushtarit grek në këto varreza. Madje partia “Agimi i Artë” vendosi edhe kryqe edhe flamuj grek në trojet shqiptare të Jugut dhe në manifestimet e tyre në Bularat e Këlcyrë lëshuan thirrje shovensite: “Himara, Saranda, etj janë greke dhe do t’i marrim”.
Këto thirrje ekstremiste shtojnë pa qenë nevoja tensionet ndërkufitare duke tentuar për të prishur qetësinë midis dy popujve fqinjë, përballë Europës.
Këto veprime ekstreme nuk e zhdukin nga harta e Shqipërisë emrin Çamëri sepse ajo historikisht është trevë e Shqipërisë. Me deklaratë të pabazuar, Vangjel Dule kryetari i Partisë për Të Drejtat e Njeriut të Minoritet Grek (PPDNJ) ka thënë se emri Çamëri nuk egziston (datë 27.3.2012). Kryetari i PDIU-së (Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet), Shpëtim Idrizi e quajti Vangjel Dulen “shërbëtor i zellshëm i qarqeve shovensite”. Edhe Deputeti Pandeli Majko deklaroi me 1.1.2012, “Greqia të njohë Kosovën…Me shqiptarët grekët nuk mund të flasin me gjuhën e sirenave…” Edhe Skënderbeu ishte krenar se e quante veten Epirot, shqipar me prejardhje lashtësie.
Shqipëria do bashkohet me familjen europiane dhe sipas deklaratave të kryeministrit grek Antonis Samaras dhe presidentit grek Karolos Papoulias (me origjinë shqiptare) Greqia mike me qeverinë e saj do të përkahë popullin shqiptar me qeverinë e saj për anëtarisimin në Bashkimin Europian.
Për interes të dy popujve tanë miq politikanët në Greqi duhet të mirëkuptojnë dorën e miqësisë që populli dhe politika shqiptare i ka shtrirë popullit grek për të mos ngritur vatra zjarri. Të parët tanë le të prehen në paqe. Bibla dhe Kurani le të mbeten promotore të mirëkuptimit të jetës për paqë, fqinjësi të mirë dhe respekt për minoritetet.
Çështja çame është jo vetëm problem kombëtar por ndërkombëtar. Çështja çame është ngritur në vitin 1991 dhe 1995 në bisedimet të ish presidentëve Stefanopolos dhe Berisha. Gjykata e Janinës në vitin 1995 nuk gjeti fakte dhe hodhi poshtë pretendimet greke për bashkëpunimin e shqipëtarëve të Çamërisë me pushtuesit gjerman kundër popullit grek.
Për çështjen kombëtare çame, për hir të stabilitetit të paqes në Ballkan është nevoja të krijohet një front i përbashkët ndërkombëtar, ashtu siç bëri thirrje edhe z. Shpëtim Idrizi, kryeatri i PDIU-së me 15.12.2012. I pari që e firmosi këtë kërkesë qe z. Alfred Moisiu, ishpresidenti i Shqipërisë me 16.12.2012, që e quajti “si çështje të drejtave të njeriut”.
Edhe qeveria sot aktuale me kryeministrin z. Edi Rama është shprehur e gatshme të çoj më tej forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi, bazuar në marrëveshje ndërkombëtare dhe të BE-së. Me 25.8.2013 kryeministri Edi Rama deklaroi, “me kufijtë detare me Greqinë kërkojmë reciprocitet…Me Greqinë jemi vende mike dhe na vjen keq për disa akte nacionalizmi.”
Shqiptarët nuk po kërkojnë ndryshim kufijsh. Në Bruksel ne shqiptarët duam të shkojmë pranë familjes europiane, me identitetin tonë, me flamurin tonë, me krenarinë e ligjshme historike dhe aktuale. Ne shqiptarët duam miqësi miqësi mbi baza miqësore të përfitimit reciprok. Dhe natyrisht nuk duam që të na preken as trojet, ujërat detare dhe lumejtë. Veprimet e mirëkuptimit miqësor bazuar në aleanca reciproke të barabarta i shërbejnë të dy popujve tanë dhe paqes në Ballkan dhe Europë.
Barbarizmat e shekullit, mëritë le t’ia lemë së shkuarës. Por pa i harruar, pa e vrarë mendimin e lirë. Duhet që shqiptarët në Greqi dhe Çamëri të gëzojnë të drejta të barabarta me popullin grek në punësim dhe shkollim. Politika greke duhet të kërkojë falje publike për genonidet që ka bërë ndaj shqiptarëve në Çamëri. Duhet t’i japi çdo të drejtë shqiptarëve të Çamërisë në përputhje me konventat ndërkombëtare, duke përfshirë, lëvizje të lirë të shqiptarëve të Çamërisë të larguar me forcë pas genocidit viti 1944; njohja e të drejtës së pronës së tyre, legalizimi ligjërisht i gjuhës shqipe në Çamëri; hapje shkollash shqiptare në mënyrë zyrtare aty ku jetojnë emigrantët shqiptarë ne Greqi; t’u legalizohet e drejta e punës me ligj dhe dokumenta, njëlloj si nënshtetasit e Greqisë. ë punojmë për mirëkuptim, mirëbesim, paqe, bashkëpunim dhe mirëqenie ekonomike për dy popuj.