Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kritikon Albin Kurtin, në refuzimin e tij për t’ u paraqitur në Prokurorinë Speciale

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kritikoi kryeministrin Kurti, i cili refuzoi të paraqitet para Prokurorisë Speciale,  pas ftesës për të dëshmuar, në rastin e rezervave shtetërore. Hasani e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe dëmtues për institucionet e vendit. Je zyrtar i atij shteti, ke dhënë betimin për të zbatuar kushtetutën dhe ligjin. Është e papranueshme të mos paraqitesh qoftë si dëshmitar, qoftë si i pandehur. Ajo që po bën është poshtërim i institucionit duke  treguar arrogancë. Enver Hasani ka shtuar se, përveç presidentit, të gjithë zyrtarët publikë mund të shoqërohen me forcë në prokurori dhe të ndiqen penalisht,  në rast mosbindjeje. Shteti të ndëshkon, por nuk të poshtëron. Ti e bën këtë sot, por një ditë do të ketë një çmim për këtë veprim, ka përfunduar Enver Hasani, duke paralajmëruar për pasojat e mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komunat e Kosovës nuk kanë arritur t’ i vënë në papërdorim mbi 50 milionë euro, për investime kapitale, në vitin 2024

Në një periudhë kur qytetarët e Kosovës përballen me probleme infrastrukturore dhe mungesë shërbimesh, komunat …