LDK dhe PDK kanë reaguar pasi kryeministri, Kurti, që disa herë nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale

Partitë në opozitë LDK dhe PDK kanë reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti që disa herë nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim si dhe ka thënë se “i mirëpret prokurorët në zyrën e tij”. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Kurti shfaqi hapur apetitet e tij të frikshme për të kapur sistemin e drejtësisë dhe për të rrënuar rendin kushtetues të vendit. Mos harroni, po bëhen katër vite që Kurti ka qenë kryeministër, me shumicë parlamentare në Kuvend, me qeveri pa koalicione dhe pa pasur asnjë pengesë, por sipas tij, drejtësia e ka penguar, prandaj atij nuk i mjafton të jetë kryeministër; ai po kërkon të bëhet mbret”, ka shkruar, Hykmete Bajrami, duke shtuar se me deklaratën e fundit Kurti ka sfiduar hapur Prokurorinë Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Komunat e Kosovës nuk kanë arritur t’ i vënë në papërdorim mbi 50 milionë euro, për investime kapitale, në vitin 2024

Në një periudhë kur qytetarët e Kosovës përballen me probleme infrastrukturore dhe mungesë shërbimesh, komunat …