Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se ushtria e Kosovës është e gatshme që të përballet me çdo sfidë dhe kërcënim për cenim të integritetit territorial dhe jetën e qytetarëve. Ai tha se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për sulme të mundshme gjatë këtyre ditëve, nuk kanë për qëllim që të frikësojnë qytetarët. Në konferencën e fund-vitit, ministri Maqedonci tha se grupi që kreu sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, dhe atë të 29 nëntorit të këtij viti në kanalin e Ibër-Lepencit, vazhdon të mbetet i lirë në Serbi. Po iu them unë, ne si vend, si qeveri, si institucione garantojmë siguri, kemi institucione të përgatitura dhe të gatshme për tu përballur me çdo sfidë dhe kërcënim. Aspak nuk ka pasur qëllim, asnjë deklaratë e jona që të ndjell panik apo frikë. Qëllimi është që të jemi transparent me qytetarët. Ushtria e Kosovës, Policia e Kosovës, gjitha institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës janë të gatshme për tu përballur me çdo sfidë dhe kërcënim që tenton të cenojë integritetin territorial dhe jetën e qytetarëve tanë”, deklaroi, ministri, Ejup Maqedonci.
Kontrolloni gjithashtu
Komunat e Kosovës nuk kanë arritur t’ i vënë në papërdorim mbi 50 milionë euro, për investime kapitale, në vitin 2024
Në një periudhë kur qytetarët e Kosovës përballen me probleme infrastrukturore dhe mungesë shërbimesh, komunat …