Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj iu përgjigjur kryeministrit Albin Kurti i cili tha se prokurorët shndërrohen nga “kërmij” në “lepuj të shpejtë” kur bëhet fjalë për ndjekjen ndaj njerëzve të pushtetit aktual. Isufaj tha në një konferencë për media se deklaratat “denigruese dhe fyerjet publike ndaj prokurorëve” minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë dhe “e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e ligjit”. Deklaratat denigruese dhe fyerjet publike ndaj prokurorëve dhe institucioneve të prokurorisë jo vetëm që minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë, por e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e ligjit”, tha ai. Isufaj tregoi se aktualisht, Prokuroria Speciale ka të ngritura aktakuza për pesë ministra të qeverive të kaluara, ndërsa ende asnjë për ministrat e qeverisë aktuale. Kjo, tha ai, është “argumenti më i madh”, që tregon se si punon kjo Prokurori.
Kontrolloni gjithashtu
Komunat e Kosovës nuk kanë arritur t’ i vënë në papërdorim mbi 50 milionë euro, për investime kapitale, në vitin 2024
Në një periudhë kur qytetarët e Kosovës përballen me probleme infrastrukturore dhe mungesë shërbimesh, komunat …