Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për mediet se tryeza për demarkacion, e cila po mbahet sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës do të dëshmojë se versioni i shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi është i gabuar. Ai thënë se ekspertët e pavarur do të hedhin dritë në këtë proces dhe do ta vërtetojnë se demarkacioni është i gabuar dhe duhet të rrëzohet. Me votimin kundër demarkacionit Kosovës do t’i hiqet një pengesë si në proceset e brendshme, po ashtu edhe në ato të jashtme. Ai ka thënë se fillimisht demarkacioni duhet ta marrë epilogun në Kuvendin e Kosovës pastaj, nëse nuk gjendet një zgjidhje miqësore dhe nëpërmjet dialogut me Malin e Zi dhe kjo çështje mund të përfundojë në arbitrazh.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …