Pavarësisht ndalimit të qarkullimit të dinarit serb, vendim i marrë në shkurt të vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës dhe Banka Qendrore e Kosovës, kjo kartëmonedhë vazhdon të përdoret gjerësisht në disa pjesë të vendit. Duke filluar nga Manastiri i Graçanicës. Aty, me lehtësi u krye konvertimi i euros në dinarë, për të testuar më tej qarkullimin e kësaj kartëmonedhe. Në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Leposaviqit situata duket e ngjashme. Eurot u konvertuan lehtësisht në dinarë, ndërsa disa veprimtari ilegale, përfshirë tregtinë e valutës me shumicë, vazhdojnë pa ndonjë ndërhyrje të dukshme nga autoritetet. Pavarësisht se dinari serb mbetet kartëmonedhë e ndaluar, shumë biznese ende përdorin këtë valutë për shitje. Veprimtaria e tillë ilegale vazhdon edhe pranë institucioneve lokale, ku punonjës të tregtisë shprehen se rrallë përballen me kontrolle nga inspektorët.
Kontrolloni gjithashtu
‘Epoka e Re’ me dezinformata kundër Radios-Kosova e Lirë, fyen gjakun e derdhur të dëshmorëve të rënë në mbrojtje të Radios dhe Agjencisë
‘Epoka e Re, sërish, si në çdo përvjetor, boton shkrime deformuese, mohuese dhe denigruese për …