Deputeti i LDK, Armend Zemaj, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës së dytë ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit. Sipas aktakuzës, Krasniqi dyshohet për shkaktim dëmi prej 37 milionë eurosh në buxhetin e shtetit. Zemaj, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me kritika të ashpra, duke përmendur refuzimin e Kurtit për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale si dëshmitar në çështjen e Rezervave Shtetërore. Qytetari në terr e ju keni bërë dëm të madh, hiq më pak se 37 milionë euro të buxhetit të varfër. Albin shko tani në prokurori! porositi Armend Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi, ka treguar arsyet pse qytetarët e Kosovës duhet të votojnë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza
Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, në një intervistë për Reporteri.net ka shpalosur arsyet pse qytetarët …