Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo tha se prokuroria nuk fton për intervistë Ramush Haradinajn për shkak të lidhjeve të tij me Serbinë. Musliu e cilësoi këtë deklaratë si të papranueshme dhe fyese, veçanërisht duke marrë parasysh kontributin e Haradinajt, familjes së tij dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së për lirinë e Kosovës. Është e turpshme në çdo nivel. A turpërohet ajo grua nëse atë intervistë e ka dëgjuar nëna e Ramush Haradinajt? Në Ditën e Veteranëve del me një deklaratë skandaloze. S’ka ndodhë askund me të linçohen e fyhen deri në këtë masë ata që ia kanë sjellë lirinë këtij vendi, tha Musliu. Deputetja e PDK-së, u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se fuqia e pushtetit më 9 shkurt është në duart e tyre dhe nuk duhet të dorëzohet në “duar të pasigurta”.
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi, ka treguar arsyet pse qytetarët e Kosovës duhet të votojnë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza
Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, në një intervistë për Reporteri.net ka shpalosur arsyet pse qytetarët …