leoni

Albin Kurti thotë: Jo unë, por Hashim Thaçi është fajtor për mos shtrirjen e Ushtrisë tonë në veri, që nga viti 2013

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke u ndjerë i dështuar në sa e sa segmente të qeverisjes së tij,  tani kur po i dridhet toka nën këmbë, madje kur ka filluar të përdor një fjalor pervers e fyes drejtuar prokurorëve e kundërshtarëve, rikthehet për të  folur lidhur me ndikimin e letrës së vitit 2013 të ish-kryeministrit Hashim Thaçi në çështjen e dërgimit të FSK-së në veri, duke e cilësuar atë si shkakun e problemeve të sigurisë që po përballen autoritetet sot. Kurti shprehu se kjo letër e Thaçit ishte një vendim që ka ndarë ushtrinë, duke krijuar kufizime për të operuar në disa rajone të Kosovës, si veriun. Kurti përmendi se ky veprim ishte një nga momentet më tronditëse të tij si kryeministër, duke theksuar se  ka ndikuar në sigurinë e Kosovës për shumë vite. Por ky Kurti nuk përmend me asnjë fjalë, premtimin  që kishte dhënë gjatë zgjedhjeve të fundit, se do të zhbënte të gjitha marrëveshjet, se kurrë nuk do ta pranonte zajednicën, se nuk do të bisedonte ne Vuçiqin e tjera. Tani e sulmon Hashin Thaçin, duke e ditur se ai nuk është në gjendje të merret me Kurtin,  që edhe ashtu po shkon drejt fundosjes.

Kontrolloni gjithashtu

18 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

‘Epoka e Re’ me dezinformata kundër Radios-Kosova e Lirë, fyen gjakun e derdhur të dëshmorëve të rënë në mbrojtje të Radios dhe Agjencisë

‘Epoka e Re,  sërish,  si në çdo përvjetor, boton shkrime deformuese, mohuese dhe denigruese për …