Avokati, Arianit Koci, ka thënë se ish-prokurori special Elez Blakaj ka konfiskuar dokumente në Zyrën e Kryeministrit për rastin e listave të veteranëve. Ai ka thënë se Ramush Haradinaj, asokohe kryeministër, ka dëshmuar në gjykatë rreth këtij rasti. Këto komente, avokati Koci i bëri pas pretendimeve se Elez Blakaj e kishte intervistuar ish-kryeministrin Haradinaj në Zyrën e Kryeministrit. “Te rasti i Veteranëve të Luftës, ngjarja ka ndodhur kështu: Unë e kam propozuar Ramushin si dëshmitar, dhe kërkesa ime është aprovuar nga Gjykata. Ramushi ka ardhë në gjykatë dhe unë e kam marrë në pyetje”, ka thënë Koci. Ai ka thënë se gjykimi ka qenë publik. “Sa i përket prokurorit Blakaj, gjatë gjykimit është përmendur që ai ka qenë në Kryeministri për të konfiskuar formularët dhe dokumentet që lidhen me lëndën e sipërpërmendur.
Kontrolloni gjithashtu
Hajdar Beqa: Qeveria aktuale nuk ka pasur asnjë agjendë të stabilizimit të gjenerimit të energjisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka pasur …