leoni

Ambasadori anglez në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përshëndet vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për certifikimin e Listës Serbe

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Xhonathan Hargreaves, ka përshëndetur vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit. Hargreaves vlerësoi institucionet demokratike të Kosovës për përkushtimin ndaj sundimit të ligjit, duke theksuar se proceset zgjedhore nuk duhet të ndikohet nga kalkulime politike. E mirëpres certifikimin nga KQZ i Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme. Institucionet demokratike të Kosovës kanë treguar se janë të afta të sigurojnë zbatimin e ligjit, i cili nuk mund të minohet nga përshtatshmëritë politike. Presim të njëjtin respektim të ligjit dhe rregulloreve deri në fund të këtij procesi zgjedhor, deklaroi ambasadori, Jonathan Hargreaves.

 

Kontrolloni gjithashtu

Blinken

Antony Blinken; Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin furnizuar me armë autoritetet ukrainase edhe para fillimit të luftës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin furnizuar …