Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Sharanoviq, ka konfirmuar se një sulm masiv në qytetin Cetinje ka rezultuar në të paktën 10 viktima, duke përfshirë dy fëmijë, dhe katër të plagosur rëndë që po marrin trajtim mjekësor. Autori i dyshuar i sulmit, Aco Martinoviq, është shpallur në kërkim nga autoritetet. Sipas raportimeve, sulmuesi hapi zjarr në një lokal dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, duke shkaktuar panik dhe frikë në qytet. Policia ka identifikuar autorin dhe ka bërë të ditur se është 45 vjeç. Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, vizitoi spitalin ku po trajtohen të plagosurit dhe shpalli tre ditë zie kombëtare në nder të viktimave. “Kjo është një tragjedi e tmerrshme që na ka prekur të gjithëve,” deklaroi Spajiq. Ndërkohë, bëhet e ditur se krimineli Aco Martinoviq, ka bërë vetëvrasje. Kryeministri Milojko Spajiq e cilësoi këtë si një “tragjedi të tmerrshme” dhe shpalli tri ditë zie kombëtare më 2, 3 dhe 4 janar.
Kontrolloni gjithashtu
KFOR-i konfirmoi se Qeveria-Kurti, ka nënshkruar zotimin për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet NATO-s e Kosovës për FSK-në
Autoritete të KFOR-it kanë konfirmuar zyrtarisht se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, …