Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë fjalimit të tij në debatin për demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë se deri më tani nuk është dëshmuar se shqiptarët kanë humbur pronë me marrëveshjen e nënshkruar për demarkimin e kufirit. Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes kishte bërë thirrje që të dokumentohet çdo formë e mundshme nëse ndonjë pronë e Kosovës ka kaluar në Malin e Zi. Nuk është dëshmuar asnjë pëllëmbë tokë se ndonjë pronë ka kaluar në Malin e Zi. Ne na obligon pakoja e Ahtisaarit që të kemi kufijtë e vitit 1974”, ka shtuar ai. Ai e ka konsideruar sukses të Kosovës shënimin e vijës kufitare me shtetet fqinje. Mustafa ka thënë se demarkacioni kontribuon në sigurinë dhe paqen në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …