Kryesuesi i Komisionit qeveritar për demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha ka sqaruar kompetencat që kishte komisioni, si dhe përbërjen e tij. Ai po ashtu rikujtoi sipërfaqet që kanë Kosova dhe Komuna e Pejës, të cilat sipas tij janë po ato që ka pasur para demarkacionit. Komisioni tha ai ka kryer detyrën në përputhje me udhëzimin nga Qeveria dhe me përgjegjësi e profesionalizëm. Përmendi bashkëpunimin me institucionet relevante të vendit dhe ato lokale – të Pejës, Deçanit, Burimit dhe Junikut. Komisioni Shtetëror i Kosovës për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit ka mbajtur 16 takime bilaterale me komisionin përkatës të Malit të Zi. 20 takime me qytetarët dhe kryetarët e komunave kufitare me Malin e Zi. Me ta është arritur pajtimi i plotë. Meha ka përendur me këtë raste edhe sulmet fizike që iu kanë bërë atij nga përfaqësues subjektesh të caktuara gjatë raportimit zyrtar për punën e Komisionit në shënjimin e kufirit me Malin e Zi, por edhe në rrugë. Komisioni Shtetëror i Kosovës për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit nuk ka ndryshuar territor, as kufij të Kosovës, as të komunave. Komisioni garanton se nuk ka asnjë provë që ka mbetur në anën e Malit të Zi qoftë edhe një centimetër tokë e Kosovës, ka thënë mes tjerash kryesuesi i Komisionit qeveritar për demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …