Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se dy vende të mëdha do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Duke folur për një kanal televiziv lokal, Vuçiq foli për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Presidenti serb ka deklaruar se “dy shtete të mëdha” do të tërheqin vendimin për njohjen e Kosovës, por nuk ka specifikuar se për cilat vende bëhet fjalë. “Ne presim që dy vende të tjera të tërheqin njohjen e tyre në periudhën e ardhshme. Nuk bëhet fjalë për vende të vogla, por të mëdha, më të mëdha se tonat”, ka thënë Vuçiq, duke gënjyer se deri më tani, 28 vende kanë tërhequr njohjen e tyre për pavarësinë e Kosovës. Vuçiq deklarata të ngjashme ka bërë edhe më parë.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj: Vetëm PDK-ja mund ta rikthejë besimin e aleatëve, me një marrëveshje strategjike të sigurisë me Amerikën
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, theksoi se PDK-ja, është alternativa e vetme për të garantuar …