Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar se sfida e parë e madhe për këtë vit është që vendi të dalë nga izolimi e sanksionet, dhe të rirreshtohet me partnerët strategjikë, posaçërisht me Amerikën. Një tjetër sfidë do të jetë rritja e minimumit jetësor, ku nuk mund të këtë pagë mesatare nën 1 mijë e pension nën 500 euro. Apo mbështetja e ekonomive familjare, bizneseve të vogla e deri tek ato të mëdha”. Është e domosdoshme ta ndalim gjakderdhjen financiare të realizuar përmes sistemit të tenderëve njëburimor. Lista e punëve që duhet t’i kryejmë për ta rikthyer vendin kah e mbara është e gjatë. Të bashkohemi rreth Kosovës fituese dhe këtë vend ta bëjmë të jetueshëm, e jo të braktisur nga qindra mijëra njerëz që rrugën e mërgimit e shohin shpëtim. Haradinaj ka kritikuar edhe kryeministrin aktual Albin Kurti, për mosdhënie të deklaratës në prokurori pas ftesës që kishte marrë ditë më parë në rolin e dëshmitarit.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj: Vetëm PDK-ja mund ta rikthejë besimin e aleatëve, me një marrëveshje strategjike të sigurisë me Amerikën
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, theksoi se PDK-ja, është alternativa e vetme për të garantuar …