Projektligji i miratuar i Qeverisë lidhur me monitorimin e mediave, do të kontrollohet nga Komisioni i Pavarur i Medieve

Komisioni i Pavarur i Mediave ka nxjerrë Rregulloren, e cila përcakton obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore

Komisioni i Pavarur i Mediave ka nxjerrë Rregulloren, e cila përcakton obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Sipas njoftimit, KPM ka përgatitur edhe një Letër Sqaruese për të ndihmuar ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuale që të përmbushin obligimet e tyre në përputhje me Ligjin për Zgjedhje dhe aktet nënligjore të KPM-së. Gjatë periudhës së fushatës dhe heshtjes zgjedhore për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të licencuarit nga KPM duhet të veprojnë në pajtueshmëri me legjislacionin që përfshijnë: Deklarimi për mbulimin e fushatës, dorëzimi i ditarëve për zgjedhje, ditaret, dërgimi i çmimores. KPM synon që përmes këtyre rregullave të sigurojë respektimin e standardeve ligjore dhe të garantojë një mbulim të drejtë dhe transparent të fushatës zgjedhore nga mediat.

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, …