Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka hyrë në garën për deputet, në zgjedhjet e 9 shkurtit si pjesë e Koalicionit për Familjen

Ish-nënkryetari i Prishtinës dhe politikani i njohur,  Selim Pacolli, ka hyrë në garën për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, si pjesë e Koalicionit për Familjen, ku renditet i dyti në listë. Selimi, i njohur edhe si vëllai i liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka një histori të pasur si luftëtar i UÇK-së, një të  kaluar që ende i shqetëson mediat serbe. Gazeta nacionaliste serbe “Alo” e ka sulmuar Pacollin, duke e përshkruar si kërcënues për serbët, duke shpifur se ai do të vriste serbë.  Selim Pacolli ka reaguar ashpër ndaj këtyre akuzave, duke thënë se gjithmonë do të luftojë kundër bandave dhe kriminelëve që kërcënojnë shtetin e Kosovës, duke e bërë të qartë se lufta e tij është për sigurinë dhe lirinë e vendit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …