Kryetari i Komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi ka mirëpritur të premtën në zyrën e tij mikun dhe bashkëpartiakun e tij z. Agim Aliu, kryetar i komunën së Ferizajt, i cili shoqërohej nga disa nga Drejtorët e Drejtorive komunale.
Në postimin e kryetarit Ilazi thuhet:
Mirëprita sot në takim mikun dhe bashkëpartiakun tim, Kryetarin e Ferizajit Agim Aliu.
Me këtë rast uruam për fillim të mbarë për vitin 2025, dhe suksese në punët dhe angazhimet tona.
Me theks të veçantë diskutuam për problemet e përbashkëta mes dy komunave, duke shpresuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të tyre.
Gjithmonë në shërbim të qytetarëve, me shërbime dhe mirëqenie kualitative.