Forcat e Moskës – që kanë nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – kanë përshkallëzuar sulmet ajrore në mbarë Ukrainën që nga javët e parë të stinës së dimrit, duke kryer sulme edhe në ditën e Vitit të Ri në Kiev, sulme që vranë dy persona. Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror të armikut në rajonin e Kievit”, tha Mikola Kalashnik, kreu i rajonit të Kievit. Ai tha se një shofer kamioni është vrarë pasi është goditur nga copëzat e një droni të rrëzuar rus. Copëza të dronit po ashtu ranë mbi një shtëpi, duke plagosur tre persona, përfshirë një djalë 16-vjeçar. Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia ka lëshuar 93 dronë gjatë natës. Ushtria tha se ka rrëzuar dronët ose i ka penguar përmes pajisjeve elektronike. REL
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në
Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të …