Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, gjatë këtij muaji pritet të hapë konkurs për 370 pozita të cilat janë me ushtrues detyre. Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, në një intervistë për KosovaPress, tregoi mbi investimet e bëra gjatë vitit 2024 në SHSKUK dhe efektin e tyre në rritjen e cilësisë së shërbimeve. Azizi derisa ka folur për hapjen e konkursit për 370 pozita, ai garantoi proces transparent. Drejtori i SHSKUK thotë se në vitin 2024 kanë siguruar 74 për qind të barnave dhe materialeve nga lista esenciale, duke krijuar stabilitet të furnizimit. Gjatë vitit të kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer disa rinovime dhe ka nisur përdorimi i aparaturave të reja. Për këto intervenime, drejtori, Elvir Azizi thotë se janë duke bërë transformim radikal në shëndetësi.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në
Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të …