Analistë dhe njohës të rrethanave politike në Kosovë, konstatojnë se refuzimi i Kryeministrit Albin Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore zbulon një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje politike, një krizë identiteti që ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e shtetit dhe në të ardhmen e Kosovës. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe procesi i shtetbërjes janë gurë themelorë të historisë së Kosovës. Megjithatë, qëndrimet dhe veprimet e Kurtit shpesh kanë treguar një distancim të dukshëm nga këto arritje historike. Mungesa e përfshirjes personale në këto akte të mëdha ka krijuar një boshllëk që shfaqet në refuzimin e tij për të pranuar simbolet shtetërore dhe institucionet kyçe si Prokuroria Speciale. Refuzimi i Kurtit për të bashkëpunuar me Prokurorinë Speciale dhe përpjekjet për ta diskredituar atë janë sulme ndaj rendit kushtetues dhe japin një mesazh të gabuar për qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë. E ardhmja e Kosovës kërkon liderë që të demonstrojnë përkushtim ndaj shtetit dhe të respektojnë rendin kushtetues. Prokuroria Speciale duhet të mbetet e pandikuar dhe të sigurojë që askush të mos jetë mbi ligjin.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në
Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të …