Remitancat në Kosovë kanë arritur në 1 miliard e 224 miionë euro gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2024, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave preliminare të Bankës Qendrore të Kosovës. Vetëm në muajin nëntor, remitancat u rritën me 2.3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërkohë, krahasuar me muajin tetor, remitancat kanë rënë me 9.6% në nëntor. Në vitin 2023, remitancat e mërgimtarëve, në Kosovë kanë pësuar një rritje prej 10% krahasuar me vitin paraprak, duke pasqyruar një trend pozitiv të dërgesave financiare nga diasporën.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në
Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të …