Kryetari i Nismmës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar rëndësinë e ideve dhe veprimeve konkrete të tij, në politikën aktuale

Kryetari i Nismmës  Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar rëndësinë e ideve dhe veprimeve konkrete në politikë, duke e vendosur energjinë në qendër të angazhimit të tij të ardhshëm. Sipas tij, energjia është një komponent jetësor për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare të Kosovës. Limaj u shpreh se një politikan duhet të prodhojë ide të reja dhe të bëjë kompromise kur është në interes të vendit, duke nënvizuar angazhimin e tij për projekte që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve dhe kanë kontribuar në shtet-ndërtimin. Kosova ka nevojë për vepra të reja dhe investime të fuqishme në sistemin energjetik. Energjia është siguri, ekonomi, dhe ky është fokusi kryesor i projektit tim të ardhshëm. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për vepra që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve, ka saktësuar, Kryetari i Nismmës  Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …