Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit të drejt vote do të kenë 2 milionë 75 mijë e 868 votues. Ky institucion ka njoftuar më tutje se numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues. Gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është marrë vendim për numrin maksimal të votuesve në një vendvotim: 999 votues në vendvotimet në zonat rurale, dhe 950 në zonat urbane.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në
Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të …