Bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe nënkryetar i Aleancës së antifashistëve të Serbisë, Aleksandar Sekuloviq ka tërhequr vërejtjen se Serbia synon ta destabilizon Kosovën me sulme terroriste. Ai ka shtuar më tutje se interesi jetik i asaj politike të çoroditur dhe të paarsyeshme të Serbisë, është të tregojë se Kosova politikisht dhe kulturalisht është “minore”, e paaftë për jetë të pavarur, që do të thotë se duhet të kthehet nën kujdesin e Serbisë. Gjatë intervistës për :The Geopost” bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe nënkryetar i Aleancës së antifashistëve të Serbisë, Aleksandar Sekuloviq ka thënë më tutje se nëse merret parasysh pamja e përgjithshme e klero-nacionalizmit serb në rajon, jo vetëm në Kosovë, “si dhe pritshmëria e autoriteteve serbe që administrata Trump do ta mbështesë këtë politikë ‘muskujsh’, atëherë mendoj se periudha në vazhdim do të sjellë një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve dhe konflikteve”.
Kontrolloni gjithashtu
Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë, bëri të Gjykata Speciale, në Hagë
Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të …