Eksperti për Ballkanin nga GNK-ja, Marko Prelec, deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është aktualisht në pritje

Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, deklaroi për RTK-në se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është aktualisht në pritje. AI  theksoi se, ndërsa përmirësimi i çështjeve të përditshme është i mundshëm, njohja de facto e Kosovës nga Serbia mbetet larg realizimit. Marrëveshja e Ohrit, e projektuar si një hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve, ka ngecur për shkak të moszbatimit të detyrimeve kryesore, përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Beogradi duhet të bëjë hapa drejt njohjes de facto, ndërsa Prishtina duhet të sigurojë autonomi për komunitetin serb. Aktualisht, të dyja palët po vonojnë përmbushjen e këtyre angazhimeve, theksoi Prelec.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …