Veteranëve, invalidëve të luftës së UÇK-së dhe familjarëve të dëshmorëve ende iu shkelet e drejta të marrin dy pensione: atë kontribut-dhënës dhe atë të luftës. Avokati i Popullit dhe Demokraci Plus kanë bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Financave dhe institucionet përkatëse për të harmonizuar ligjet dhe për të siguruar respektimin e vendimeve gjyqësore dhe të drejtave kushtetuese. Avokati i Popullit, Naim Qelaj, theksoi se problematika është e njohur që nga viti 2018, kur institucioni rekomandoi ndryshime ligjore për të eliminuar kufizimet që ndalojnë përfitimin e dyfishtë. Ai shpjegoi se pensionet kontribut-dhënëse dhe ato të luftës kanë baza të ndryshme ligjore, por qytetarët detyrohen të zgjedhin vetëm njërin prej tyre, gjë që përbën shkelje të të drejtave të tyre. Pensionet e veteranëve, 170 euro në muaj i marrin edhe shumë prej mërgimtarëve, pavarësisht se atje marrin nga 2000 e më shumë euro. Profesori me stazhin e plotë të punës në Kosovë, merr 260 euro, po jo edhe atë, 170 eur0 të veteranit. Ja cila është ‘barazia’ sociale në Kosovë, të cilën e trumpetojnë përditë krerët e Shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se mashtrimi dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti kanë dalë sheshit gjatë mandatit të saj
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se mashtrimi dhe korrupsioni i …