Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka deklaruar se pas vlerësimit që do të bëjnë ekspertët, në PDK do të ketë një takim për të shqyrtuar dhe vendosur mbi bazën e argumenteve. Ai ka thënë se janë takuar me qytetarët e asaj pjese dhe kanë kërkuar që të sjellin argumente sepse është një çështje e rëndësishme për qytetarët e vendit dhe në të njëjtën kohë PDK është zotuar se nuk do të humbim asnjë metër tokë të Kosovës. Kam disa dokumente që më kanë krijuar një dozë të rezervës. Unë kam nevojë që të bindem mbi të vërtetën ka thënë mes tjerash Adem Grabovci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …