Kandidati për deputet i AAK, Daut Haradinaj, bashkë me dy kandidatët për deputetë, Mensur Neziri dhe Kushtrim Xhemaili, kanë vizituar kryetarin e OVL UÇK dega në Shtime, Isak Musliu. Në një postim të tij ai ka shkruar; Bashkë me kryetarin e degës së Aleancës në Shtime, Mensur Neziri dhe me miqtë e mi Arton Demhasaj dhe Kushtrim Xhemaili, kandidatë për deputetë, takuam kryetarin e sapozgjedhur të OVL-UÇK në Shtime, Isak Musliu, si dhe kolegët e tij nga strukturat e sapozgjedhura. Janari gjithmonë na rikujton tragjedinë më të madhe, aktin më makabër të Serbisë – masakrën e Reçakut. Diskutuam për kërkesat dhe nevojat e veteranëve, të cilat janë të një rëndësie dhe urgjence të menjëhershme. U garantuam mbështetje të pakompromis për të gjithë veteranët”, ka shkruar Haradinaj. Ajo që u vërejt gjatë takimit ishin kërkesa shumë të arsyeshme dhe besoj që me vendosmërinë tonë do të ndodh plotësim-ndryshimi i Ligjit për Veteranët. Po ashtu u dakorduam që legjislatura e ardhshme të jetë më e zëshme rreth trajtimit dhe akuzave në Gjykatën Speciale. Parlamenti është vendi që i dha mandat kësaj gjykate dhe Parlamenti është vendi ku duhet kërkohet llogari. I kuptoj ata që e votuan këtë Gjykatë por ka prej atyre që nuk e votuan dhe janë të gatshëm ta ngrehin zërin e së vërtetës, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se mashtrimi dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti kanë dalë sheshit gjatë mandatit të saj
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se mashtrimi dhe korrupsioni i …