leoni

Kryetari Haliti uron Krishtlindjet Ortodokse

Kryetari i komunës së Vitisë përmes rrejetit të tij social, facebook ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Në urimin e kryetarit Haliti thuhet:

Të nderuar besimtarë ortodoks!

Me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse, ju përcjell urimet më të përzemërta. Uroj që kjo festë t’ju gjejë në paqe dhe harmoni, duke e kaluar atë në një atmosferë mirëkuptimi dhe dashurie për njëri-tjetrin.

Komuna jonë është e njohur për traditën e respektit ndërfetar, një vlerë që duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë përgjithmonë.

Urime Krishtlindjet Ortodokse!

Me respekt,

Kryetari i Komunës së Vitisë

Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi takon nëndegët e fshatrave Xërxë, Gexhë, Malësi e Vogël dhe Kramovik

Kryetari i Komunës së Rahovecit dhe kandidat për deputet i Koalicionit AAK-Nisma për zgjedhjet parlamentare …