Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtorët e tij vizitoj Teqenë e Halvetive në Rahovec, ku u pritën nga Shejh Besim Shehu.
Në postimin e tij në Facebook, kryetari Latifi ka shkruar:
Në një takim të përzemërt dhe të ngrohtë, sot, së bashku me bashkëpunëtorët e mi, vizitova Teqenë e Halvetive në Rahovec, ku u pritëm nga Shejh Besim Shehu. Gjatë bisedës, vlerësuam rolin e rëndësishëm që Teqeja ka në ruajtjen e traditave, vlerave shpirtërore dhe kulturore.
Shejh Besim Shehu është një figurë e respektuar, me përkushtim të veçantë në përhapjen e vlerave të paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit, të cilat janë themelore për harmoninë në shoqërinë tonë.