Kryediplomati turk Fidan pas takimit të tij me homologun jordanez Ayman Al-Safadi, mbajti një konferencë të përbashkët për media. DEASH (ISIS ) është helm për komunitetet myslimane”, tha ai duke paralajmëruar Perëndimin, se nuk do të lejohet forcimi i PKK-së nën petkun e luftimit të DEASH-it për t’i shërbyer politikave të tjera. Fidan tha se grupi terrorist kurd duhet të braktisë armët në Siri “sa më shpejt të jetë e mundur”. “Perandoria e dhunës që ata kanë krijuar mbi vëllezërit tanë kurdë, duke shfrytëzuar ndjenjat e tyre fisnike, është gati për t’u shembur”, u shpreh Fidan. Kryediplomati jordanez Safadi nga ana e tij theksoi se vendi i tij koordinohet me Turqinë për të kontribuuar në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, në dritën e sfidave me të cilat përballen.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se mashtrimi dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti kanë dalë sheshit gjatë mandatit të saj
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se mashtrimi dhe korrupsioni i …