leoni

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri thotë se Albin Kurti qytetarët i sheh vetëm si numra, duke kërkuar 500 mijë për t’ i shkuar pas

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin, duke thënë se ata u kanë dhënë shpresë qytetarëve, porse nuk kanë arritur të shtyjnë përpara asnjë proces. “Duhet me te mbajtë peng kur ke mbështetje qytetare, kur ke shkaktuar shpresë edhe besim edhe mos me i shty së paku një proces ose dy procese të brendshme që lidhen me zhvillimin e vendit. Kjo lidhet me mendësinë e kësaj qeverie. Ai i ka akuzuar Kurtin se qytetarët i sheh vetëm si numra, duke thënë se “500 mijë do t’i ketë pas vetes”. “Herën e kaluar zotri Kurti doli me ofertën “Krejt dhe drejt”, po krejt donte me i pasë mas veti. Tash po don një pjesë tyre, vetëm 500 mijë. Është numër nuk është qytetar. Zotri Kurti i sheh vetëm si  numra qytetarët e Kosovës. Lutfi Haziri ka thënë se partia e tij e ka fituar fushatën parazgjedhore dhe se tashmë i mbetet të punojë për rikthimin e madh.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për dialogun me Serbinë, ka deklaruar nënkryetari, Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për  dialogun  me Serbinë, …