Deputeti i LDK, Avdullah Hoti, ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të termocentralit me gaz amerikan, një projekt i cili, sipas tij, do të ndryshonte ndjeshëm sektorin energjetik të vendit dhe punësimin në Kosovë. Hoti tha se termocentrali i ri do të krijonte trefish më shumë vende pune krahasuar me numrin aktual të punëtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës. Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar tani në KEK do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan. Për më tepër, do të kishim furnizim stabil me energji elektrike dhe jo ndërprerje të përhershme nëpër Kosovë, tha Hoti. LDK nuk ka hequr dorë nga ky projekt dhe premtoi se pas datës 9 shkurt do të bëhet prioritet për partinë e tij. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka hequr dorë nga ky projekt i rëndësisë kombëtare për Kosovën. Do ta bëjmë me prioritet pas 9 shkurtit, tha Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për dialogun me Serbinë, ka deklaruar nënkryetari, Enver Hoxhaj
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për dialogun me Serbinë, …