Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka nisur vitin 2025 me një vizitë në Uashington. Ai, me këtë rast u prit nga Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof. Pata një diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-SHBA gjatë gjithë mandatit tim, deklaroi Lajçak në një postim publik. Vizita shënon një nga angazhimet e fundit të tij si përfaqësues i BE-së, pasi mandati i tij përfundon më 31 janar 2025. Ky angazhim pasqyron përpjekjet e vazhdueshme për koordinim ndërmjet BE-së dhe Amerikës në çështjet e ndjeshme të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht për dialogun Kosovë-Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kritikon Hekuran Muratin, duke e quajtur ministër të dështimeve ekonomike
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka adresuar kritika të ashpra ndaj ministrit …