Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku flet për pesë shtyllat kryesore të programit të tij zgjedhor. Ai ka premtuar më shumë zhvillim për biznese e më pak tatime, më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune me paga më të mira, shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë dhe arsim modern në të gjitha nivelet, ai ka thënë se është koha të punojmë së bashku për ta bërë Kosovën ma të mirë. “Është koha të punojmë së bashku për ta bërë Kosovën ma të mirë! ë shumë zhvillim për biznese, më pak tatime. Më shumë të ardhura për secilin. Më shumë vende pune, me paga më të mira. Shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë. Arsim modern në të gjitha nivelet, ka shkruar kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për sigurinë në Ballkan, veçmas për situatën në Kosovë ku gjendja është shumë e brishtë
Zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Fainer, ka shprehur shqetësime të thella …